×
Monday, November 29, 2021

Xi: Të gatshëm të zgjidhim mosmarrëveshjet me SHBA-në

November 10, 2021

Kina është gati të zgjidhë mosmarrëveshjet me SHBA-në në mënyrë të përshtatshme, deklaroi presidenti kinez Xi Jinping, përpara takimit virtual me homologun e tij amerikan, Joe Biden, duke vënë në dukje nevojën për “respekt të ndërsjellë”.

”Tani për tani, marrëdhëniet dypalëshe janë në një fazë historike kritike”, shtoi Xi, në një letër drejtuar Komitetit Kombëtar për Marrëdhëniet mes SHBA dhe Kinës, një organizatë jofitimprurëse me qendër në Nju Jork.

”Të dy vendet do të përfitojnë nga bashkëpunimi dhe do të humbasin nga konfrontimi”, shtoi Xi, fjalimi i të cilit u lexua nga ambasadori kinez në SHBA, Qin Gang.

”Bashkëpunimi është e vetmja zgjedhje e duhur. Kina është gati për të punuar me SHBA për të përmirësuar tregtinë dhe bashkëpunim në të gjitha nivelet. Drejtimi i çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare si dhe sfidat globale do të përmirësojnë marrëdhëniet dypalëshe drejt zhvillimit solid e konstant”, shtoi ai.

Xi dhe Biden pritet të mbajnë takimin e tyre virtual javën e ardhshme.

Eunews.al

Comments are closed.