×
Friday, March 24, 2023

Xhaçka, bisedë me ministrin gjerman Maas: Reforma në Drejtësi, e pandalshme

March 2, 2021




Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale ministrja Xhaçka u shpreh mirënjohëse për mbështetjen gjermane për Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

Ajo u shpreh se zgjedhjet e 25 prillit janë një moment i ri për reformat e integrimit, teksa shtoi se Reforma në Drejtësi është e pandalshme.

“Bisedë shumë e mirë me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas. Mirënjohës për mbështetjen gjermane për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Zgjedhjet e 25 prillit, një moment i ri për reformat e integrimit. Reforma në Drejtësi e pandalshme”, u shpreh Xhaçka në reagim.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments