×
Sunday, September 19, 2021

Wizz Air shton 4 linja të reja nga Tirana/ Kastrati: Ia dolëm në pandemi, tani rrisim investimet

August 12, 2021

Kompania Ajrore “Wizz Air” shton një tjetër avion në bazën e saj në Tiranë duke e çuar në 6 numrin e tyre. Me firmën e hedhur në një ceremoni të veçantë u njoftua edhe hapja e 4 destinacioneve të reja nga aeroporti i Tiranës, drejt Liverpool-it, Madridit, Billundit në Danimarkë dhe Oslos në Norvegji.

Shefqet Kastrati, kreu i kompanisë “Kastrati Group” që ka koncesionin e aeroportit te Rinasit thotë se synimi është shtimi i sa më shumë destinacioneve, por edhe me tarifa sa më të ulëta. Kastrati premton vijimin e investimeve në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Edhe Robert Carey, President i “Wizz Air Group” tha se ishte i kënaqur me bashkëpunimin. Besoj që nuk është surprizë që Wizz Air ka vijuar të rritet në të gjitha tregjet edhe gjatë Covid, përfshirë edhe Shqipërinë. Ne vërtet jemi shumë të kënaqur me këtë investim dhe vazhdojmë të rritemi në këtë treg.

Krerët e “Kastrati Group” dhe Wizz Air u shprehën se investimet do të vijojnë për tu ofruar qytetarëve sa më shumë linja fluturimi, por edhe çmime konkurruese.

Eunews.al

Comments are closed.