×
Friday, April 12, 2024

Wisner: Shqipëria, partner fenomenal i popullit të Ukrainës

February 24, 2024


Në Tiranë u mbajt sot një manifestim në solidaritet me Ukrainën 2 vite nga agresioni rus.

I Ngarkuari me Punë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, David Wisner, në fjalën e tij në aktivitetin e organizuar në sheshin përpara Bashkisë së Tiranës vlerësoi Shqipërinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e tij të jashtëzakonshme ndaj popullit të Ukrainës gjatë 2 viteve të fundit.

“Që nga koha e Shqipërisë në Këshillin e  Sigurimit të OKB-së, ku ka qenë bashkëpenëmbajtëse për mbajtjen e Rusisë llogaridhënëse në forumin ndërkombëtar, tek të qenit një partner i vërtetë i Ukrainës sa i përket të gjithë mbështetjes së madhe humanitare. Vërtetë Shqipëria ka qenë një partner fenomenal i popullit të Ukrainës”, theksoi Wisner.

Wisner tha se, “SHBA-të mbeten të angazhuara për Ukrainën, për mbrojtjen e sovraniteti dhe integritet territorial të saj dhe pa rezervim ne duhet të vazhdojmë të dënojmë agresionin e Rusisë, sulmet e saj ndaj civilëve. Duhet të vazhdojmë të dokumentojmë krimet e luftës ndaj burrave, grave dhe fëmijëve që po ndodhin atje”.

“2 vite më pas ne jemi këtu të gjithë së bashku, të bashkuar dhe do të vazhdojmë të jemi të tillë ndërsa bëjmë përpara”, tha ndër të tjera Wisner.



Comments are closed.