“WashingtonPost” i bën jehonë deklaratave të Metës për Yuri Kim: Presidenti i Shqipërisë akuza ekstreme ndaj ambasadores amerikane




Mediat prestigjoze amerikane i kanë bërë jehonë deklaratave të presidentit Meta për ambasadoren amerikane Yuri Kim mbrëmjen e djeshme në Syri Tv.
Sipas “Washington Post”, Meta bëri disa akuza ekstreme ndaj Yuri Kim, duke e akuzuar se po mbështet kryeministrin Rama para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
“Presidenti i Shqipërisë ka akuzuar ambasadorin e SHBA për ndërhyrjen në punët e brendshme të vendit të vogël Evropian duke mbështetur kryeministrin e tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, shkruan Washington Post.
Gjithashtu në artikull thuhet se Meta u nervozua pasi ambasadorja Kim i dërgoi mesazh duke i kërkuar të mos nxisë dhunën gjatë fushatës elektorale.
Artikulli i plotë i Washington Post:
Albania’s president lambastes US ambassador on TV talk show
Eunews.al
