×
Wednesday, January 19, 2022

Washington, Balla takon Kongresmenët David G. Valadao dhe Nancy Mace: Bashkëpunimi me SHBA është sot në një nivel të shkëlqyer

December 7, 2021

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Sociaëiste Taulant Balla gjatë qëndrimit në Washington zhvilloi një takim me Kongresmenin, David G. Valadao dhe Nancy Mace.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se SHBA janë aleati dhe partneri strategjik i Shqipërisë.

Sips Ballës, për Shqipërinë marrëdhëniet me SHBA janë të rëndësisë parësore në nivelin e partneritetit strategjik dhe përbëjnë themelin e politikës sonë të jashtme.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Capitol Hill📍KONGRESI🇺🇸 Takim me Congressman David G. Valadao SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik. Për ne marrëdhëniet me SHBA janë të rëndësisë parësore në nivelin e partneritetit strategjik dhe përbëjnë themelin e politikës sonë të jashtme.

Bashkëpunimi me SHBA është sot në një nivel të shkëlqyer në dobi zhvillimeve demokratike, të forcimit të shtetit ligjor dhe të parimeve të ekonomisë së tregut, në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në rajonin tonë e më gjerë, të luftës kundër terrorizmit.

Comments are closed.