×
Tuesday, December 5, 2023

Wang: Marrëdhëniet Kinë-BE të tregojnë qëndrueshmëri dhe vitalitet

March 8, 2021


Marrëdhëniet midis Kinës dhe Bashkimit Europian gjatë vitit të kaluar kanë treguar qëndrueshmëri dhe vitalitet, deklaroi ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi.

“Marrëveshja e investimeve për të cilën Pekini dhe Brukseli përfunduan negociatat në dhjetor u shërben nevojave të të dy palëve”, tha Wang në Kongresin Kombëtar të Popullit, sesioni vjetor parlamentar i Kinës.

“Përballë krizave dhe sfidave, marrëdhëniet Kinë-BE kanë demonstruar qëndrueshmëri dhe vitalitet duke i dërguar një mesazh pozitiv botës”, theksoi Wang.

“Kina dëshiron të bashkëpunojë me BE në fusha të tilla si rimëkëmbja ekonomike, ndryshimi i klimës dhe për të arritur më shumë stabilitet në marrëdhëniet ndërkombëtare”, përfundoi ai.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments