Vuçiç: Mbështesim integritetin e Ukrainës, por jo sanksionet ndaj Rusisë
February 25, 2022



Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka bërë publik sot qëndrimin e tij për krizën aktuale në Ukrainë, sipas Euronews..
Gjatë një konference për shtyp, Vuçiç tha se Serbia mbështet integritetin territorial të Ukrainës, por se nuk do të vendosë asnjë sanksion ndaj Rusisë.
“Serbia do të udhëhiqet ekskluzivisht nga interesat e saj kur të vendosë për masat dhe sanksionet e vendosura ndaj çdo kombi, përfshirë Rusinë”, tha ai.
Sipas tij, Serbia gjithmonë ka ndjekur një politikë të jashtme që bazohet në “përgjegjësi dhe parime”./ /os/Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
