×
Tuesday, December 10, 2024

Vuçiç: Kërkuam të mos ketë kompani ajrore vendase në linjën Beograd-Prishtinë

January 22, 2020


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Beogradi ka kërkuar që në linjën Beograd-Prishtinë të mos fluturojë kompania vendase apo Air Serbia, sepse kjo do të komplikonte procedurat.

Duke komentuar reagimet në Serbi lidhur me fillimin e linjës ajrore të aviokompanisë gjermane Lufthansa, Vuçiç tha se “këtu shihet se ka një mosnjohje të madhe në opinionin vendas”, veçanërisht te ata që pyesin pse Air Serbia nuk fluturon.

“Beogradi luftoi dhe kërkoi që transportuesi i brendshëm ajror të mos fluturonte, pasi kjo do të komplikonte procedurat dhe do të kërkonte marrëveshje të reja. Prandaj, ishte shumë më lehtë përmes Lufthansa-s dhe KFOR-it si ndërmjetës”, tha ai për Radio-Televizionin Serb.

Duke folur për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, Vuçiç tha se pa Listën Serbe nuk ka qeveri dhe se ishte e rëndësishme që përfaqësuesit e Listës Serbe mbetën unik dhe se përveç sigurisë, kërkesa kryesore ishte heqja e taksave të Prishtinës, që do të nënkuptonte një jetë më të mirë për serbët në Kosovë, por edhe një rezultat i rëndësishëm ekonomik për Serbinë.

Vuçiç njoftoi se të premten në Beograd do të takohet me Richard Grenell, të dërguarin special të presidentit të amerikan Donald Trump për bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments