Vuciç bën zgjedhje lokale dhe parlamentare pa opozitën, BE përshëndet zgjedhjet



Bashkimi Europian ka përshëndetur zgjedhjet lokale dhe parlamentare që u mbajtën sot në Serbi.
Edhe pse Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç zhvilloi zgjedhjet lokale dhe parlamentare pa praninë e opozitës, e cila vendosi ti bojkotojë Bashkimi Europian i përshëndeti ato. Përmes një postimi në Twittwr, Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë i BE-së, Oliver Varhelyi deklaron se sot ishte një ditë e rëndësishme për Serbinë dhe se pret të punojmë me qeverinë e re mbi reformat që lidhen me BE-në.
Sipas komisionerti Varhelyi BE është e angazhuar të mbështesë Serbinë në rrugën drejt BE-së dhe ta mbështesë atë për rimëkëmbjen ekonomike pas krizës COVID-19.
Postimi i plotë i Komisionerit Oliber Varhelyi:
Ditë e rëndësishme për #Serbia me zgjedhjet parlamentare dhe lokale. Mezi pres që të punojmë me qeverinë e re mbi reformat që lidhen me BE-në.
Të angazhuar për të ndihmuar Serbinë të ecë përpara përpara drejt pranimit në BE dhe të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike pas krizës # COVID-19.
Eunews.al

