×
Tuesday, August 9, 2022

Vrasja e liderit të Al Kaedës/ Reagon Obama: U dha drejtësi për familjet e viktimave të 11 shtatorit

August 2, 2022

Ish-presidenti i SHBA-ve Barack Obama ka reaguar në lidhje me vrasjen e liderit të Al Kaedës, Ayman al-Zawahiri në një sulm me dron në Afganistan. Shtetet e Bashkuara kanë vranë liderin e Al Kaedës, Ayman al-Zawahiri në një sulm me dron në Afganistan. Lajmi është konfirmuar nga presidenti amerikan Joe Biden të hënën në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë.

Nëpërmjet një postimi në Twiter, Obama është shprehur se vdekja e liderit të Al-Kaedës tregon se se është e mundur që terrorizmi të zhduket pa qenë në luftë në Afganistan. Ndërkohë nuk la pa përmendur sulmin terrorist në kullat binjake të 11 shtatorit. “Lajmet e sotme janë gjithashtu provë se është e mundur të çrrënjosim terrorizmin pa qenë në luftë në Afganistan. Shpresoj se do të sigurojë një masë të vogël paqeje për familjet e 11 shtatorit dhe të gjithë të tjerët që kanë vuajtur nga duart e Al Kaedës.“-tha Obama.

Zawahiri, një kirurg egjiptian i cili kishte një shpërblim prej 25 milionë dollarësh për kokën e tij, ndihmoi në koordinimin e sulmeve të 11 shtatorit 2001, që vranë afro 3,000 njerëz. Me anëtarë të tjerë të lartë të Al Kaedës, Zawahiri besohet të ketë komplotuar sulmin e 12 tetorit 2000 në anijen detare USS Cole në Jemen, e cila vrau 17 marinarë amerikanë dhe plagosi më shumë se 30 të tjerë, tha uebfaqja Rewards for Justice.

Ai u padit në Shtetet e Bashkuara për rolin e tij në bombardimet e 7 gushtit 1998 në ambasadat amerikane në Kenia dhe Tanzani që vranë 224 njerëz dhe plagosën më shumë se 5000 të tjerë. Të dy, bin Laden dhe Zawahiri iu shmangën kapjes kur forcat e udhëhequra nga SHBA rrëzuan qeverinë talebane të Afganistanit në fund të vitit 2001 pas sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.



Comments are closed.