×
Sunday, September 8, 2024

Vota e emigrantëve/ Majko: Është e drejtë Kushtetuese, s’mund të negociohet

June 23, 2020


Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, shprehet se vota e emigrantëve është një çështje që tejkalon mandatin e qeverisë.

I ftuar në studion e ABC News, Majko sqaroi se në bashkëpunim me OSBE është organizuar një aktivitetet vetëm për të drejtën e votës jashtë vendit. Ministri theksoi se anëtarët e komisionit nuk morën pjesë në atë takim.

“Kjo është një çështje që tejkalon mandatin e një qeverie, ka të bëjë me një të drejtë Kushtetuese. Dhe në këtë rast nuk diskutohet suksesi, dështimi i një qeverie apo ministri. Ne jemi një vend që po integron qytetarët e tij.

Në të gjitha ndryshime e kodit Zgjedhor është insistuar që ndryshimet të bëhen me kompromis. Në këtë Parlament ne kemi krijuar komisionin e reformës zgjedhore në mënyrë të paprecedent (shumë herët), pra të kishim reformë të pranuar midis palëve.

Nëse ka një reformë që po bëhet më ndryshimet  e kodit zgjedhor është pikërisht kjo. E vërteta është që e drejta e votës është themelore. Ne jemi përpjekur të bëjmë edhe punën që nuk na takon në marrëdhënie me këtë çështje. Kjo është një e drejtë Kushtetuese nuk mund të negociohet me palët”, tha ai.

Sipas ministrit, procesi i votës së Diasporës është një çështje që duhet diskutuar nga ekspertët.

“Ne do të ndjekim modelet funksionale, me shprehje vullneti. Me këtë proces duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos fillojmë të kërkojmë qimen në kashtë. Kjo do të jetë një çështje që duhet diskutuar nga ekspertët. Kam thënë që ky është një tagër i komisionit të Reformës Zgjedhore. Sot jemi në një situatë të paprecedentë. Duhet gjetur një diskutim i ndërmjetëm.

Besoj që jemi në afatin fundit të shtrëngimit të numërimit mbrapsht të kohës. Jemi në kohë të shtrënguar, por nuk jemi vonë. Na ndihmon një fakt që përveç ligjit të regjistrimit të adresave kemi edhe përmbushjen e fatit 10-vjeçar të përdorimit të pasaportave dhe kartave të identitetit.

Jemi në proces të ripërtëritjes së kartës së identitetit dhe pasaportës. Jemi në kushtet që mund të rregullojmë edhe në ndonjë gabim që mund të jetë bërë në regjistrimin e parë. Kjo histori do ketë ndarjen e shtetasve jashtë vendit dhe brenda vendit. Opozita fitoi çështjen e trajtimit biometrik”, shtoi ai.

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments