Vota e Diasporës, Balla zbulon a i ka PS 84 vota për ndryshimin e Kodit Zgjedhor



Drejtuesi politik i PS për Diasporën, Taulant Balla zbuloi në “Ditari” nga Andi Nuraj, në A2 CNN, strategjinë që do të ndjekë mazhoranca, në rast se më 13 shkurt në Parlament, nuk votohen me shumicë të cilësuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor për të lehtësuar votën e diasporës.
Me konfigurimin aktual të Kuvendit, Partia Socialiste ka 78 vota të sigurta, së bashku me 3 të aleatit Tom Doshi dhe Balla e pranoi që si mazhorancë nuk mund t’i plotësojnë 84 votat që duhen.
Ai më tej shpjegoi se ku ka ngecur procesi, duke u ndalur në veçanti te fondi që qeveria i ka alookuar KQZ për të paguar postën në vajtje dhe në kthim për fletën e votimit të një qytetari shqiptar që jeton jashtë vendit.
“E para është që ne nuk i kemi pasur asnjëherë 84 vota. PS nuk i ka patur kurrë 84 vota. Kemi qenë e vetmja parti që e kemi kërkuar votën e Diasporës historikisht, edhe në opozitë dhe gjatë gjithë këtyre viteve. Nuk na ka dhënë ndonjëherë populli shqiptar 84 mandate që të vendosim vetë dhe kemi qenë të detyruar e ndaj u vonua kaq vite3 vota e diasporës. Tani jemi në mes të procesit të regjistrimit. Në këtë fazë kanë rezultuar dy elementë që nuk janë ngritur prej nesh por kanë marrë vëmendjen tonë dhe kemi reflektuar sapo filloj procesi. Gjëja e parë që kanë ngritur bashkatdhetarët dhe unë bashkohem me ta. Është: Po mirë ne shqiptarët e Diasporës do duhet ta paguajmë me lek votën tonë. Unë në ShBA duhet të paguajë 45 dollarë për të nisur me postë fletën e votimit për në Tiranë. Dhe këtu kryeministri tha se ne jemi të gatshëm t’i japim KQZ gjithë fondin e duhur për të mbuluar të gjithë shpenzimin në vajtje që e ka me ligj, por edhe në kthim. Tani kemi një element që duhet të ndryshojmë ligjin. A ka ndonjë opozitë në botë që thotë se do fitojmë. A thonë këta do fitojmë. Pikërisht, hajdeni bashkojeni votën. Elementi dytë është se KQZ me të drejtë thotë se nëse kandidatët regjistrohen 50 ditë para zgjedhjeve, që do të thotë se 10 ditë do ti marrë hartimi dhe primtimi i fletës së votimit, atëherë më ngelen më pak se 40 ditë për të dërguar fletën e votimit deri në Alaskë dhe për tu kthyer fleta e votimit. Atëherë me të drejtë KQZ thotë po këto partitë politike gati duhet ti kenë kandidatët, përse të mos e rrisim afatin e regjistrimit të kandidatëve deri në 60 ditë. Kjo gjëja nuk e prek procesin”, deklaroi Balla në “Ditari” nga Andi Nuraj, në A2 CNN.
Lidhur me kushtëzimin që PD po i bën miratimit të ndryshimeve, Balla tha se në rastin më të keq, do të gjendet një zgjidhje alternative për të paguar postën për fletën e votimit.
PS kërkon 84 vota për diasporën, LZHK pro ndryshimeve në kod, Alibeaj me kushte, vendos Idrizi me Bashën
“Këta mund të vinë dhe më kërkesë lejohen të votojnë alienët. Jo! Sepse për PS, për këtë mazhorancë ne kemi përgjegjësi të garantojmë një proces të rregullt dhe zgjedhjet me standard të lartë. E keqja është se në një farë mënyre do shkurtohet koha që ka KQZ. Do gjendet një instrument tjetër që të paguhet shpenzimi i postës, duhet gjetur patjetër, se ne nuk do i rëndojmë bashkatdhetarëve tanë se nuk do PD, dhe ata të paguajnë postën. Se është turp. Se këta thonë këta të Shqipërisë të mos e paguajnë fletën e votimit, kurse këta të Diasporës duhet ta paguajnë. Jo mor, do ta heqim”, tha Balla në “Ditari” nga Andi Nuraj, në A2 CNN.
Balla nënvizoi se nëse nuk do të plotësohen 84 kartonë jeshilë në seancën e 13 shkurtit, turpi do t’i mbetet opozitës, e cila do të provojë se asnjëherë nuk e ka dashur votën e Diasporës.
“Nuk është se është pa zgjidhje gjëja, turpi do ti ngelet atyre që në fund do dalin lakuriq që do të thotë këta nuk e kanë dashur asnjëherë dhe te gjëja e fundit e bllokuan. Se kjo është gjëja e fundit dhe pastaj nuk ka më probleme. Thirrja ime për të gjithë kolegët deputetë, majtas, djathtas, qendër është që këtu duhet dalë përtej urdhrave politikë. Është moment historik”, nënvizoi Balla në “Ditari” nga Andi Nuraj, në A2 CNN.

