×
Saturday, October 1, 2022

Von der Leyen: Vështirësitë në furnizimin me vaksina për shkak të mungesës globale të përbërësve

February 6, 2021

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, hodhi poshtë edhe një herë kritikat, sipas të cilave BE kishte vonuar arritjen e marrëveshjeve për vaksinat me laboratorët farmaceutike, sipas shtypit gjerman.

”Vështirësitë në furnizimin me vaksina kundër COVID-19 në Europë lidhen me faktin se ekziston një mungesë globale e përbërësve të rëndësishëm që shkojnë në prodhimin e vaksinave”, theksoi ajo në një artikull të të përjavshmes ”Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”, i publikuar sot.

Duke pranuar se ky problem po shkaktonte vështirësi për shkak të pritjeve të mëdha nga europianët, ajo nënvizoi se nëse të gjithë do të kishim qenë të vetëdijshëm në kohën e rreziqeve lidhur me fillimin e një prodhimi kaq masiv, atëherë do të kishim zbutur pritjet përsa i përket një vaksinimi të shpejtë.

Deklaratat e saj vijnë në një kohë kur kritikat janë shtuar në Gjermani dhe në Europë për ngadalësinë e ndërmarrë nga fushata e vaksinimit, e filluar pas Krishtlindjeve, ndërsa popullatat duken të rraskapitura nga muaj kufizimesh.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments