×
Monday, June 14, 2021

Von der Leyen thirrje vendeve të BE: Filloni punën për çertifikatat e vaksinimit

March 6, 2021

Qeveritë e BE duhet të fillojnë menjëherë procesin teknik për të siguruar që një sistem çertifikate vaksinimi për Covid-19 të mund të futet në të gjithë bllokun prej 27 anëtarësh në kohën e duhur për verën, tha të premten Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Ekzekutivi i BE synon të paraqesë planet e tij për një “pasaportë dixhitale të gjelbër ” në 17 mars dhe të bashkëpunojë me organizatat ndërkombëtare për të siguruar që sistemi të funksionojë edhe përtej Bashkimit Evropian.

Pasaporta të tilla, të shtyra nga shtetet jugore të mbështetura në turizëm, si Greqia dhe Spanja, do të siguronin provën se një person është vaksinuar apo për ata që nuk janë vaksinuar ende dhe informacion mbi shërimin për njerëzit që janë infektuar me Covid-19.

“Themeli i një qasjeje të tillë të përbashkët është besimi,” shkroi von der Leyen në një letër për qeveritë e BE, duke shtuar se vendet anëtare duhej të fillonin punën menjëherë për t’u siguruar që sistemet ishin gati me kohë.

Po aq sa edhe kornizën ligjore, sistemi kërkon një infrastrukturë të përbashkët teknike për të siguruar që autoritetet në një shtet anëtar mund të jenë të sigurt se çertifikatat e lëshuara nga një shtet tjetër janë të besueshme, tha ajo.

Komisioni po punon me vendet anëtare mbi një infrastrukturë dixhitale për të lejuar vërtetimin e çertifikatave dhe kjo punë mund të përfundojë brenda tre muajsh, shkroi von der Leyen.

“Një sistem i BE mund të funksionojë vetëm nëse sistemet kombëtare kanë zënë vend me kohë,” shtoi ajo.

Suedia tha të premten se kishte për qëllim që sistemi i saj të funksionojë deri në verë dhe se do të jetë i disponueshëm në smartphone, tabletë dhe në letër. Do të bazohet në kartën ID elektronike, një sistem që shumica e suedezëve e kanë tashmë dhe përdor një çelës kriptimi, në mënyrë që çertifikatat të mund të verifikohen në pikat kufitare.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për