×
Friday, March 24, 2023

Von der Leyen: Qëndrimi ynë është i qartë, negociatat me Shqipërinë duhet të fillojnë

March 2, 2021




 “Qëndrimi ynë është i qartë: E ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian dhe negociatat duhet të fillojnë”. Kështu deklaron Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen pas takimit të zhvilluar një ditë më parë më Kryeministrin Edi Rama në Bruksel.

Ajo shprehet se “isha e lumtur që u takova me Edi Ramën”.

Presidentja e KE-së thekson BE do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë për rindërtimin pas tërmetit dhe frenuar pandeminë.

Ajo shpreh më tej besimin që të zhvillojë vizitë së shpejti në vendin tonë, ndërsa bën të ditur se në fokus të takimit me Kryeministrin Rama ishte edhe procesi i negociatave për anëtarësim.

“Isha e lumtur që u takova me Edi Ramën. Shqipëria duhet të llogarisë mbështetjen e Bashkimit Europian për rindërtimin pas tërmetit dhe për të frenuar pandeminë. Shpresoj ta vizitoj së shpejti Shqipërinë. Ne diskutuam negociatat për anëtarësimin. Qëndrimi ynë është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian dhe negociatat duhet të fillojnë”, deklaron Presidentja e KE-së.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments