×
Monday, November 29, 2021

Von der Leyen: Po përballemi me pandeminë e të pavaksinuarve

November 23, 2021

Kemi të bëjmë me një pandemi të të pavaksinuarve, prandaj përparësia jonë vazhdon të mbetet kryerja e fushatës së vaksinimit, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke folur në seancën plenare të Parlamentit Evropian.

“Në BE vazhdojnë të ketë dallime të thella në shkallën e vaksinimit, nga 29 për qind në disa shtete në 92 për qind në të tjera, kështu që ne duhet të kuptojmë pse disa njerëz nuk vaksinohen, të japim informacion, të shpjegojmë, të shkojmë në secilin vend dhe t’i bindim ata që të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe të tjerët, gjithashtu”, shtoi von der Leyen.

“Procesi i vaksinimit po ecën në drejtimin e duhur. Ne duhet të japim një shtytje të fundit për të kapërcyer hezitimin dhe për të adresuar dezinformimin”, tha në fjalimin e tij në PE presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel.

“Ne shohim që rastet e Covid-19 po rriten, ndaj duhet të qëndrojmë jashtëzakonisht vigjilentë, koordinimi ynë i brendshëm është edhe një herë i nevojshëm dhe vendimtar për të siguruar që masat të jenë sa më në kohë”, përfundoi Michel.

Eunews.al

Comments are closed.