×
Saturday, January 17, 2026

Von der Leyen mbështet thirrjen për armëpushim në Gaza

August 11, 2024


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen shprehu mbështetjen e saj për thirrjen e vendeve ndërmjetësuese, SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit, për të filluar negociata për shkëmbimin e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit dhe një armëpushim në Rripin e Gazës.

Von der Leyen bëri një postim nga llogaria e saj X lidhur me thirrjen e SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit, për sigurimin e armëpushimit në Rripin e Gazës dhe për shkëmbimin e pengjeve.

“Kjo është rruga e vetme për të shpëtuar jetë, për të rindërtuar shpresën e paqes dhe për të siguruar rikthimin e pengjeve”, deklaroi Von der Leyen.

“Për këtë arsye, unë mbështes fuqimisht përpjekjet e ndërmarra nga SHBA, Egjipti dhe Katari për të ndihmuar në arritjen e paqes dhe stabilitetit që i nevojitet rajonit”, shtoi ajo.

SHBA-ja, Egjipti dhe Katari, përmes një deklarate të përbashkët, i bënë thirrje Izraelit dhe Hamasit për rifillimin e negociatave në Kajro ose Doha më 15 gusht për sigurimin e një armëpushimi në Gaza dhe për shkëmbimin e pengjeve.




Comments are closed.