×
Friday, October 7, 2022

Von der Leyen kërkon një “Marrëveshje Parisi” për biodiversitetin

January 26, 2021

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kërkoi sot një pakt ndërkombëtar për ruajtjen e biodiversitetit, si Marrëveshja e Parisit arritur në 2015 për klimën, në një fjalim para Forumit Ekonomik botëror të Davosit.

“Ne kemi shumë për të folur mes humbjes së biodiversitetit dhe COVID. Ne duhet tashmë të kalojmë në veprim”, theksoi ajo.

“Nëse nuk reagojmë me urgjencë për të mbrojtur natyrën tonë, pandemia e ardhshme do të jetë shumë pranë”, shtoi ai duke kërkuar një “Marrëveshje Parisi” për biodiversitetin.

COP15 për biodiversitetin, që do të mbahet këtë vit në Kunming në Kinë, do të jetp si COP21 ka qenë për klimën, me të njëjtën ambicie në nivel global”, nënvizoi ajo.

Ajo do të prezanojë gjithashtu një kuadër juridik për restaurimin e ekosistemeve të shëndetshme.

“Nëse temperaturat vazhdojnë të rriten dhe natyra vazhdon të zhduket, ne do të kemi më shumë katastrofa natyrore dhe sëmundje”, shtoi drejtuesja e Komisionit Europian, Von der Leyen.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments