×
Wednesday, October 16, 2024

Von der Leyen: Kemi mbyllur rubinetin financiar të Putinit 

March 1, 2022


Për Evropën ky është momenti i së vërtetës, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Parlamentin Evropian.

“Bashkimi ynë po tregon unitet dhe kjo gjë më bën krenare. Me shpejtësi të rrufeshme, Bashkimi Evropian ka miratuar tre valë sanksionesh të rënda kundër sistemit financiar rus, industrive të tij të teknologjisë së lartë dhe elitës së tij të korruptuar”, deklaroi Von der Leyen për situatën në Ukrainë.

“Ne po shkëputim bankat kryesore ruse nga rrjeti SWIFT. Ne gjithashtu kemi ndaluar transaksionet e Bankës Qendrore Ruse. Këto masa do të mbyllin rubinetin në luftën e Putinit”, shpjegoi ajo.




Comments are closed.