Von der Leyen: Javën e ardhshme publikohet progresraporti, Shqipëria me rezultate të shkëlqyera
October 23, 2024
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se javën e ardhshme Komisioni Europian do të publikojë progresraportin për zgjerimin, ku Shqipëria ka arritur rezultate të shkëlqyera.
Duke iu përgjigjur interesit të medieve, ajo tha: “E dimë që procesi për t’u bërë shtet anëtar për hapjen e negociatave është shumë i qartë, i detajuar dhe transparent. Javën e ardhshme, Komisioni do të nxjerrë raportin për zgjerimin për çdo vend kandidat. Rezultatet për Shqipërinë janë të shkëlqyera. Të gjitha vendet anëtare në këtë proces ecin sipas pozicionit të tyre.”
Von der Leyen tha se nuk e komenton marrëveshjen dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.