×
Wednesday, March 22, 2023

Von der Leyen: BE mund të bllokojë eksporte të mëtejshme vaksinash

March 8, 2021




Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen paralajmëroi sot se vendet e tjera të BE-së mund të bllokojnë eksportet e vaksinave antiCOVID-19, siç bëri Italia për shpërndarjer e tyre në Australi.

“Nuk ishte një rast i izoluar”, shpjegoi kreu i ekzekutivit europian për gazetën gjermane “WirtschaftsWoche”.

Roma njoftoi të enjten bllokimin e eksportit të 250 000 dozave të vaksinës “AstraZeneca” të prodhuar në tokën europiane, duke e argumentuar veçanërisht me një “mungesë të vazhdueshme” dhe “vonesa në furnizim” nga ky laborator.

Ishte hera e parë që një shtet anëtar, Italia, bllokon eksportet përmes mekanizmit të kontrollit, i vendosur në fund të janarit nga Brukseli dhe i kritikuar ashpër nga OBSH.

Mekanizmi parashikon që secili shtet të shqyrtojë kërkesat për autorizim eksporti për vaksinat e prodhuara në territorin e tij, përpara se të kërkojë mendimin e KE, me të cilin duhet të pajtohet.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments