×
Friday, October 22, 2021

Von der Leyen: BE, më shumë se 200 milionë euro për afganët

August 24, 2021

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi një rritje të konsiderueshme të ndihmës humanitare për afganët që vuajnë përpara samitit special të G7.

Sipas informacioneve të dhëna, më shumë se 200 milionë euro (235 milionë dollarë amerikanë) do të vihen në dispozicion nga buxheti i BE -së për ndihmë këtë vit, ose afërsisht katër herë paratë e planifikuara fillimisht.

Sipas von der Leyen, ndihmat do të alokohen për njerëzit brenda Afganistanit dhe refugjatët.

Duke pasur parasysh marrjen e pushtetit nga talebanët në Afganistan, sot pasdite krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të G7 do të diskutojnë mbi veprimet e mëtejshme dhe ndihmën ndaj popullatës përmes videokonferencës.

Grupi i vendeve kryesore të industrializuara përfshin SHBA, Gjermaninë, Francën, Britaninë e Madhe, Italinë, Japoninë dhe Kanadanë. 

Eunews.al

Comments are closed.