×
Saturday, January 18, 2025

Von der Leyen: BE-ja të forcojë aftësitë e saj ushtarake

February 26, 2021


Bashkimi Europian duhet të jetë në lartësinë e misioneve në të cilat është thirrur të marrë pjesë pa mbështetjen e NATO-s, prandaj ne duhet të vazhdojmë të forcojmë aftësitë ushtarake europiane, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në fund të një samiti të BE-së me NATO-n.

”Bashkëpunimi i shkëlqyer me NATO-n mbetet një përparësi për Bashkimin Europian”, shtoi ajo.

”Shtetet anëtare duhet t’i japin fund copëtimit aktual dhe të kapaciteteve ushtarake dhe për të përmbushur sfidat së bashku”, theksoi von der Leyen, duke kujtuar rëndësinë të Programit të Përbashkët Europian të Mbrojtjes (PESCO).

Këtë javë BE nisi tre projekte në lidhje me komunikimin dhe menaxhimin e trafikut hapësinor.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments