×
Friday, December 3, 2021

Vizita në Itali dhe takimi me Draghin/ Rama: Bisedime për njohjen e pensioneve të shqiptarëve

November 17, 2021

Kryeministri Edi Rama do të niset sot në një vizitë zyrtare në Itali, ndërsa bëri me dije se do diskutohet mbi njohjen e pensioneve të shqiptarëve në Itali. Në një konferencë për shtyp nga Rinasi, Rama se do të jetë pikërisht kjo tema e diskutimeve me kryeministrin italian, Mario Draghi-n, por theksoi se nuk është një proces i lehtë.

“Në qendër të vëmendjes, në bashkëbisedimin me kryeministrin Italian do të jetë njohja e pensioneve të shqiptarëve në Itali. Është një proces që e kemi filluar prej kohësh, është një proces i vështirë. Dy janë marrëveshjet më të vështira për shkak të masës së qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Itali dhe në Greqi, marrëveshjet pikërisht me Greqinë dhe Italinë”, tha Rama.

Kryeministri mbajti një konferencë për shtyp para nisjes drejt Italisë duke reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi dje në Fier, ku u vra në mënyrë makabër 8-vjeçari Mateo Vasiu. Rama e konsideroi ngjarjen barbari tronditëse, teksa i kërkoi drejtësisë të verojë shpejt dhe të japë dënimin maksimal të parashikuar nga ligji për autorin Klodian Çalamanin.

Eunews.al

Comments are closed.