×
Saturday, March 6, 2021

Vijon ‘shkërmoqja’ e LSI, Balla: Nuk ka asnjë dyshim që do ta çojmë LSI për skrap

February 13, 2021

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me një grup qytetarësh në Rajonin. Nr.1 në qytetin e Elbasanit, të cilët janë larguar nga LSI-ja për tju bashkuar Partisë Socialiste.

Në fjalën e tij Balla tha se shumë djem e vajza, burra dhe gra në Elbasan mendonin se duke qenë se ishin tek LSI-ja, po kontribuonin në një parti të majtë.

“LSI nuk është as e majtë dhe as e djathtë, unë nuk e di çfarë është, nuk gjej dot një definicion të saktë se çfarë është. LSI-ja është një SHPK thoshte më parë Lulzim Basha. E përgëzoj Altinin dhe shumë djem e vajza, gra dhe burra në Elbasan, të  cilët kanë vendosur që të kontributin e tyre politik për vendin ta japin tek Partia Socialiste dhe të mos vazhdojnë të jenë më pjesë e LSI, sepse LSI-ja nuk mund ti japë më asgjë këtij vendi dhe nuk ka asnjë dyshim që do ta çojmë për skrap LSI në kuptimin politik të fjalës, për ta çliruar dhe shprehjen hajd se LSI është parti e majtë. Jo LSI nuk është fare parti e majtë”, deklaroi Balla. 

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Në Rajonin 1, Elbasan 📍- Mirëpresim kontribute të reja në forcën politike progresiste më të madhe në vend – Partia Socialiste🌹🇦🇱🇪🇺, e cila shtohet dita-ditës, e që udhëheq aleancën e njerëzve të thjeshtë e të zakonshëm. Lulzim Basha i tradhëtoi demokratët kur premtoi se “do ta çonte LSI-në për skrap”. Sepse Luli gjithmonë gënjen, edhe kur e pyet sa është ora.

Eunewsw.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për