×
Tuesday, August 9, 2022

Videomesazh i ambasadores së BE-së: Shqipëria, kapitull i ri në rrugën e anëtarësimit

August 5, 2022

Ambasadorja e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann, filloi këtë javë misionin e saj në vendin tonë.

Në një videomesazh në Twitter, ambasadorja e BE-së, Hohmann tha se hapja e bisedimeve të anëtarësimit na afron dhe na bën më të fortë.

“Është një nder i madh të përfaqësoj Brukselin në Tiranë dhe të punoj për pranimin e Shqipërisë në Evropë. Shqipëria sapo ka nisur një kapitull të ri në rrugën e saj drejt anëtarësimi në BE. Hapja e bisedimeve të anëtarësimit na ofron dhe na bën më të fortë. Ajo ofron mundësi të mëdha për konsolidimin e progresit të arritur dhe thellimin e transformimit të vendit tuaj”, tha ajo.

Po ashtu, ambasadorja Christiane Hohmann tha se, “pres me padurim të punoj me të gjithë ju, institucionet shqiptare, forcat politike, shoqërinë civile, qytetarët për ta bërë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Evropian”.



Comments are closed.