×
Tuesday, December 10, 2024

Video/ Skandali me mbetjet, Balla: Basha t’i kërkojë falje shqiptarëve që u bë tyta e një “Fake News”-i

June 6, 2020


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i ka kërkuar kryetarit të Partisë Demolratike, Lulzim Basha t’i kërkojë falje shqiptarëve për lajmin e rremë për konteniet me mbetje nga Italia në Shqipëri, i cili u zbulua nga Anti-mafia italiane.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social facebook nga numri dy i PS-së Balla shfqet Lulzim Basha në Çadrën e Lirisë në bulevard, duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama se ka lejuar të futen në Shqipëri në mënyrë të fshehtë 1300 kontenier me mbetje të rrezikshme.

Gjithashtu Balla thekson se Lulzim Bashës duhet ti vijë turp që u bë bë tyta e një “Fake News”-i të zbuluar nga Anti-mafia italiane.

Postimi i Taulant Ballës:

“Luli Basha duhet t’i vijë turp dhe tu kërkojë falje shqiptarëve që u bë tyta e “Fake News”-i për konteinerët nga Italia në Shqipëri.

Anti-mafia italiane zbuloi skemën e turpshme!”, shkruan Balla.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments