×
Friday, December 3, 2021

VIDEO/ ‘Sharra model i menaxhimit të mbetjeve në rajon’, ekspertët nga Kosova: Jemi të impresionuar, impianti me standarte europiane

November 9, 2021

Specialistë të menaxhimit të mbetjeve të administrates publike në Kosovë që janë përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit nga mbetjet, realizuan një vizitë në Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në Sharrë. Ata vizituan këtë zonë komplekse e cila përbëhet nga disa vepra inxhinierike si disa landfille për tipologji të ndryshme mbetjesh, impiant ujërash, kapanon selektimi për diferencimin e mbetjeve të riciklueshme si dhe impianti për trajtimin e mbetjeve për prodhimin e energjisë.

Ekspertët vlerësuan Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në Sharrë si një nga praktikat më të mira per menaxhimin e mbetjeve ne rajon, e cila sipas tyre është një shembull që duhet të ndiqet dhe në Kosovë. Për profesorin e Mjedisit Alfred Lako një element i rëndësishëm është përputhja e aspektit ekologjik të zonës me teknikat e trajtimit që përdoren në menaxhimin e mbetjeve.

Specialistët nga Kosova theksuan nevojën që kjo zonë të vizitohet nga kryetarët e komunave të Kosovës për të parë nga afër këtë kompleks të standarteve evropiane.

Eunews.al

Comments are closed.