Video/ Momenti kur 10 policë arrestojnë në shtëpi ish-kryeministrin bullgar Borisov
Ish-kryeministri bullgar Boyko Borisov i cili u arrestua nga policia bullgare në lidhje me 120 raste shpërdorimi të fondeve të BE, të njohura si “ESI funds”, është dërguar për në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Kombëtare.
Ai u nxor nga shtëpia e tij në Bankya dhe largua me një xhip të zi, raportoi një reporter i BGNES.
Të paktën dhjetë policë civilë hynë në shtëpinë e liderit të GERB Bojko Borisov në Bankya.
Ministria e Brendshme në një deklaratë për mediat tha: Një operacion në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar në lidhje me 120 çështje të Prokurorisë Evropiane në Bullgari. Në shumë adresa po kryhen kontrolle dhe sekuestrime. Bojko Borisov, Vladislav Goranov, Menda Stoyanova dhe Sevdalina Arnaudova janë aktualisht të ndaluar.
Eunews.al