×
Sunday, October 24, 2021

Video/ Michael Jordan me pushime në Kroaci, shijon brigjet me jahtin luksoz

August 22, 2021

Legjenda e basketbollit, Michael Jordan, ndodhet me pushime në Split të Kroacisë. Ai raportohet se ka arritur në aeroportin e Resnikut me aeroplan privat, ndërsa jashtë e kanë pritur disa makina shoqëruese.

Më pas ai është shoqëruar nga truprojat drejt një destinacioni të panjohur të Splitit. 58-vjeçari ka hipur për të lundruar me një jaht luksoz të quajtur M/Y O’Pari, e cila është marrë me qira nga kompania greke, Golden Yachts.

Sipas njoftimeve, jahti në fjalë është ndërtuar në vitin 2020, është i gjatë 95 metra dhe ka gjashtë kuverta. Ndërkaq, qiraja javore e këtij jahti luksoz kushton rreth një milion

euro.https://www.youtube.com/embed/mv8sq4wlVXM

Eunews.al

Comments are closed.