×
Thursday, March 27, 2025

Video-konferencë Putin-Macron për krizat globale

June 25, 2020


Presidentët e Rusisë dhe Francës, përkatësisht Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron, do të diskutojnë nesër përmes një video-konference mbi marrëdhëniet bilaterale dhe situatën e krizës në botë, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

“Le të fillojmë nga fakti se krerët e shteteve do të shkëmbejnë pikëpamjet mbi marrëdhëniet bilaterale ruso-franceze’’, theksoi zëdhënësi.

Peskov ka saktësuar se video-konferenca do të jetë një mundësi e mirë për të diskutuar situatat e krizave në Ukrainë, Siri dhe Libi.

“Diskutimi është gjithashtu i mundur për tema të tjera për të cilat të dy palët e gjykojnë të nevojshme të flasin”, shtoi Peskov.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments