Video/ I riu bie nga lartësi ndërsa heq flamurin serb



“Zot ruaje Shqipërinë nga të marrët!”
Ka qenë ky reagimi i kryeministrit, Edi Rama, në platformën e tij Tik Tok, ku ka publikuar videon e një të riu protestues që ngjitet në një shtyllë, në tentativë për të hequr një flamur serb.
Por që gjatë ngjitjes e pret fati i rrëzimit.
“Unë tradhtar dhe ky patriot i bie apo jo? Zot ruaje Shqipërinë nga të marrët”, shkruan Rama.
Më herët, Rama, në një replikë me komentuesit në median sociale Facebook është përgjigjur në distancë për praninë e flamujve serbë në rrugët e Tiranës.
Rama shkruan se, ditën që ka vizituar Beogradin, kryeqyteti ishte i mbushur me flamuj shqiptarë dhe huliganët që e dogjën një flamur u arrestuan nga policia.
Kryeministri ka theksuar se, në Beograd ka folur shqip dhe ka mbrojtur interesat e të gjithë shqiptarëve dhe Shqipërisë.
“Mu në Pallatin Presidencial të Serbisë unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia”, tha Rama, duke shtuar se asokohe “ishte hero e tani tradhtar”.
Numri një i Qeverisë ka ravijëzuar sërish se Ballkani i Hapur është jo vetëm e ardhmja e fëmijëve të krejt rajonit, po edhe interes strategjik i Shqipërisë e i krejt kombit shqiptar.
“E vërteta është se, e vërteta vonon po nuk harron dhe nesër edhe ti do mendosh si unë sot, ndërsa turpin do ta mbajnë ata që e kanë, jo unë e qeveria ime, që kemi mbështetjen e shqiptarëve për të punuar, zhvilluar e për të duruar edhe baltën e lopatave të vjetra të politikës shqiptare”, ka finalizuar kryeministri deklaratën e tij.Lojtës Videosh
Eunews.al

