×
Saturday, July 13, 2024

Video/ Fshiu dorën pas takimit me presidentin korean, Kamala Harris nën akuzë për racizëm

May 24, 2021


Kamala Harris është vënë në qendër të kritikave pasi u kap nga kamerat ndërsa fshinte dorën pas pantallonave menjëherë pas një shtrëngimi duarsh me Presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-in.

Zëvendëspresidentja amerikane u takua me Moon Jae-in ditën e premte, i cili është zyrtar i dytë i huaj që viziton Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës Biden, kjo për shkak të rregullave të pandemisë.

Pamjet që janë bërë virale në Twitter tregojnë demokraten Harris që shfaqet për të fshirë menjëherë dorën e saj pasi përfundoi konferencën e përbashkët për shtyp.

Eunews.al



Comments are closed.