×
Sunday, September 6, 2020

Video Ekskluzive/ Babai i Dritan Abazoviç këndon në gjuhën shqipe

September 6, 2020

Dritan Abazoviç, kryetar i grupimit politik “Ura”, shqiptari ulqinak, vlerësohet si politikani që mban në duar fatin e qeverisë së ardhshme të Malit të Zi.

Abazoviç, 34 vjeç, i cili vjen nga familje shqiptare, drejton partinë në zgjedhjet e 30 gushtit mori mbi 22 mijë vota (5.5%) duke fituar katër mandate deputetësh, vendimtare këto për formimin e qeverisë së re.

Për të gjithë ata që kanë dyshuar për origjinën shqiptare të Dritan Abazoviç Eunews.al ka siguruar ekskluzivisht një video ku shfaqet babai i Dritanit, Xho Abazoviç duke kënduar shqip.

Dritan Abazoviç u lind më 14 dhjetor 1985 në Ulqin. Dritani vjen nga familja shqiptare Abazi, prej së cilës ka marrë gjuhën dhe kulturën. Fillimisht u shkollua në Ulqin, më pas kreu studimet për shkenca politike në Sarajevë, studime të cilat i përthelloi në Norvegji dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas përmbylljes së studimeve, fillimisht ishte mësues në një gjimnaz të Ulqinit, më pas në vitin 2010 drejtoi për dy vite televizionin Teuta. Pas kësaj përvoje nisi aktivitetin politik duke themeluar bashkë me aktivistët e tjerë Darko Pajoviç dhe Mladen Bojaniç partinë “Pozitivna Crna Gora” (Mali i Zi Pozitiv).

Në fund të vitit të shkuar Dritan Abazoviç mori gradën doktor shkencash në Universitetin e Sarajevës, ndërsa pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi Shqipërinë, ai kontribuoi në grumbullimin e ndihmave nga Mali i Zi si dhe vizitoi personalisht Durrësin.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për