Video/ Berisha sulmoi gazetarin Mushkolaj, pasi i përmendi 21 janarin, reagon Balla: Në 31 vite në politikë përdor të njëjtën gjuhë terrori



Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se Sali Berisha në 31 vite në politikë vijon të përdori të njëjtën gjuhë terrori dhe denigrimi ndaj kujtdo që i thotë atij të vërtetat në sy.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social facebook nga Balla shfaqet ish-kryeministri Sali Berisha duke fyer gazetarin Imer Mushkolaj në një studio televizive per shkak se gazetari i ka kujtuar Berishës 21 Janarin dhe vrasjen e 4 protestuesëve në Bulevard në kohën kur ai ishte Kryeministër i Shqipërisë.
Postimi i plotë:
31 vite në politikë, e njëjta gjuhë terrori, fyese, denigruese. Shikoni reagimin e Sali Berishës ndaj gazetarit Imer Mushkolaj, pasi ai përmendi 21 Janarin dhe vrasjen e 4 protestuesëve në Bulevard në kohën kur ai ishte Kryeministër i Shqipërisë.

