×
Friday, July 3, 2020

Vettingu/ KPK shkarkon ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj

July 3, 2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë Shpresa Becaj duke e shkarkuar nga detyra.

Sipas KPK, me trupë gjyqësore Suela Zhegun, Roland Ilian dhe Lulzim Hamitaj, Shpresa Becaj nuk kishte bërë deklarim të pasurisë dhe nuk kishte dorëzuar deklaratat për figurën. Por vetë Becaj pretendoi se institucionet nuk i pranuan dokumentet pasi ishte jashte sistemi, kur KLD refuzonte ta emëronte në Apel sipas ligjit.

Sipas KPK, gjyqtarja e Apelit Shpresa Beçaj nuk ka përmbushur detyrimin ligjor dhe as të drejtën për dorëzimin e formularëve të deklarimit në kuadër të procesit të rivlerësimit. Beçaj u mbrojt duke e cilësuar rastin e saj “unik” dhe fajësoi Këshillin e Lartë të Drejtësisë për situatën e krijuar.

Shpresa Beçaj ka përfunduar studimet në drejtësi në vitin 1983 dhe e ka filluar karrierën si gjyqtare nga Gjykata e Gramshit. Ajo u emërua gjyqtare në Tiranë në vitin 1990 ndërsa në vitin 1994 u promovua si gjyqtare e Apelit të Tiranës.

Në vitin 2004, Beçaj u dekretua gjyqtare në Gjykatën e Lartë ndërsa 4 vjet më pas u emërua kryetare e kësaj gjykate. Me përfundimin e mandatit në vitin 2013, Beçaj udhëhoqi një betejë ligjore kundër Këshillit të Lartë të Drejtësi për t’u rikthyer në Gjykatën e Apelit të Tiranës dhe e fitoi atë. Megjithatë, vendimi për emërimin e saj në Gjykatën e Apelit u shty deri në vitin 2018.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për