×
Tuesday, March 28, 2023

Veton Surroit iu hoq titulli “Qytetar Nderi” i Qarkut Kukës, reagon Gjici: Ndjesë për veprimin e nxituar të Këshillit të Qarkut

November 27, 2020



Kryetari i Bashkisë Kukës Safet Gjici ka reaguar, pas vendimit të Këshillit të Qarkut, që i hoqi titullin “Qytetar Nderi” publicistit të njohur nga Kosova Veton Surroi.

Gjici ka kërkuar ndjesë për vendimin e nxituar të Këshillit të Qarkut. Ai shton se ka pasur një kërkesë nga familjarë të të afërmve të UÇK-së për të bërë këtë veprim, që sa duket ka qenë emocionale.

Postimi i kryetarit të Bashkisë Kukës Safet Gjici:

Në emër të Bashkisë Kukës kërkoj ndjesë për veprimin e nxituar sot në Këshillin e Qarkut , lidhur me vendimmarrjen për heqjen e Titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pas kërkesës  së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së!

Duke u ndjerë shumë pranë atyre familjeve dhe dhimbjes së tyre në raport me këtë kohë lëndimesh për UÇK nuk e menduam më gjatë kërkesën e tyre emocionale.

Safet Gjici, kryetar i Bashkisë Kukës

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments