Vetëm unë dhe PS, mund ta ‘kyçim‘ Shqipërinë në BE”, Rama ironizon Berishën: Bufi i kënetës është në rrjedhje! Jo për shkak të moshës, por…

03 Apr 2025 09:17
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama është shprehur në rubrikën “Sy m’sy”, se vetëm Partia Socialiste mund ta anëtarësojnë Shqipërinë në Bashkimin Europian.

“Bufi i kënetës që është në rrjedhje është e qartë. Nuk është çështje moshe, por çështje e atyre që e lënë dhe bëhet meme përditë.

Vetëm unë dhe PS e kyçim Shqipërinë në BE, nuk e bën dot askush tjetër. Cilido tjetër, minimalisht do të shkaktonte një shtyrje apo një vonesë që do të çonte në mbylljen e asaj dere që është hapur.

Reklamë Ola

Duhet të fokusohemi përtej të gjithave atyre që kemi në raport me njërin apo tjetrin. S’mund të më thuash që administrate shqiptare është somaleze.

S’mund të më thuash sepse 95% të shërbimeve i merr nga telefoni. 620 milionë euro u janë kursyer shqiptarëve”, u shpreh Rama.

Reklamë InterMedika