×
Tuesday, May 20, 2025

Vazhdojnë protestat kundër formimit të qeverisë së pakicës në Mal të Zi

January 24, 2022


Protestat kundër formimit të qeverisë së pakicës vazhduan të shtunën dhe të dielën në Podgoricë dhe në disa qytete të tjera. Anëtarët e Partisë Demokratike morën pjesë në protesta dhe lideri i partisë dhe kryeparlamentari Aleksa Beçiq, si dhe shumica e ministrave nga qeveria, thanë se i mbështesin plotësisht ato.

Në protestën në Nikshiq, nënkryetari i komunës, Mitar Goranovic, nga demokratët, tha se ata po mbronin lirinë e fituar më 30 gusht kur u mbajtën zgjedhjet.

“Një njeri, pushteti politik i të cilit janë tre deputetë, guxoi të formësojë vullnetin elektoral të popullit. Erdhëm për t’i thënë se nuk do të funksiononte. Jemi mbledhur për t’i thënë tradhtarit që është tradhtar. Dritan Abazovic është tradhtar”, ka thënë Goranovic.

Dritan Abazovic është zëvendëskryeministër dhe lider i lëvizjes qytetare URA, i cili filloi nismën e qeverisë së pakicës.




Comments are closed.