×
Thursday, July 25, 2024

Varhelyi: Takimi me liderët e rajonit një hap përpara që ky të jetë viti i Ballkanit Perëndimor

May 18, 2021


Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi tha se ky vit duhet të jetë viti i Ballkanit Perëndimore qoftë në proceset integruese të tij, ashtu edhe në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare apo dialogun Serbi -Kosovës. Këto deklarata Varhelyi i bëri pas darkës së punës që zhvilloi së bashku me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku i pranishëm ishte edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Varhelyi tha se të gjithë vendet duhet të kontribuojnë dhe të bashkëpunojnë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe arritjen e synimeve të tyre për në BE.

Ky është një tjetër hap i rëndësishëm për ne që ky të jetë viti i Ballkanit Perëndimor, kemi shumë për të punuar dhe për të arritur së bashku, dhe për këtë duhet të kontribuojmë të gjithë qoftë për marrëdhëniet bilaterale, qoftë për dialogun Serbi-Kosovë dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare.  Përshpejtim i procesit për ato vende që i kanë hapur tashmë negociatat dhe aplikimin e  metodologjisë së re. Ne kemi në dorë të gjithë letrat e duhura dhe duhet t’i përdorim ato në formën e duhur që këtë vit ta shpallim vitin e Ballkanit Perëndimor”, tha Varhelyi.

I pranishmë në takim ishte edhe kryeministri Edi Rama, ku takimi shërbeu për të  diskutuar për zhvillimet e fundit në rajon, procesin e zgjerimit, çështjet gjeostrategjike dhe forcimin e bashkëpunimit në rajon si dhe raporteve mes rajonit e BE-së. Kjo është hera e dytë që kryeministri i Kosovës Kurti shkon në Bruksel, prej kur ka marrë mandatin në krye të qeverisë.

Eunews.al



Comments are closed.