×
Friday, March 28, 2025

Varhelyi: Pandemia konfirmoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

May 6, 2020


Sot zhvillohet online Samiti i Zagrebit mes BE dhe Ballkanit Perëndimor teksa bota dhe Europa sidomos është e goditur nga pandemia e COVID-19.

Ndërkohë në një shkrim të komisionerit për zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi ai thotë se pandemia konfirmoi se Ballkani Perëndimor është qartësisht me të ardhmen në BE.

Varhelyi theksoi se fillimisht BE kërkoi aksion global dhe bashkëpunim mes partnerëve dhe këtë më mirë se kudo e bëri Ballkani Perëndimor, rajoni në zemër të Europës.

Më pas ishte BE që ofroi ndihma financiare dhe mbështetje për të gjitha vendet teksa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën lajmin pozitiv të çeljes së negociatave.

Kurse sot në videokonferencën për samitin e Zagrebit do të flitet për transportin, ekonominë, konektivitetin apo energjitikën.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments