×
E martë, 24 Nëntor, 2020

Varhelyi: Mbyllja e reformës zgjedhore thelbësore për integrimin e Shqipërisë në BE

28 Maj, 2020

Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi përmes një statusi në Twitter deklaron se ka biseduar sot me kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe mirëpret vendimin e tij që opozita të jetë pjesë e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore.

Sipas tij, përmbyllja pa vonesë e reformës zgjedhore është thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt BE.

STATUSI I PLOTE
Bisedova me Lulzim Bashën sot, duke mirëpritur rifillimin e punës ndër-partiake për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Thelbësore për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt BE është që kjo reformë e rëndësishme të përmbyllet pa vonesë të mëtejshme, në përputhje me rekomandimet e marsit Këshillit të Europës.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për