Varhelyi i dorëzon Gjeorgjisë dhe Moldavisë pyetësorët e anëtarësimit në BE
Komisioneri i Zgjerimit të BE-së Oliver Varhelyi u ka dorëzuar sot Gjeorgjisë dhe Moldavisë dokumentet zyrtare të ashtuquajtura “pyetësorë”, përmes të cilëve Bashkimi Evropian vlerëson gatishmërinë e vendeve për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian, një moment i rëndësishëm për fillimin e një procesi të gjatë anëtarësimi.
Dokumenti është hapi i parë në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, tha Varhelyi duke iu drejtuar ministrit të Jashtëm të Gjeorgjisë, Ilia Darchiashvili gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së, në Luksemburg.
Dokumenti shërben si bazë për bisedimet e pranimit në BE. Moldavia dhe Gjeorgjia aplikuan për anëtarësim në bllok pasi Rusia pushtoi Ukrainën.
Gjithashtu, Ukraina aplikoi për anëtarësim në BE për shkak të pushtimit rus. Në kuadër të një gjesti solidariteti, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i dorëzoi personalisht një pyetësor Kievit të premten e kaluar.