×
Sunday, October 24, 2021

“Vala e të nxehtit përvëlon Europën Jugore”, CNN: Shqipëria ka pësuar mbi 120 zjarre në javët e fundit, situata më kritike në Vlorë

August 5, 2021

CNN i ka kushtuar një artikull kryesor zjarreve me titullin ‘’Vala e të nxehtit përvëlon Europën Jugore’’.

Pikërisht janë temperaturat ekstreme në zonën e Mesdheut që kanë shkaktuar zjarret seri teksa situata më kritike është në Greqi e Turqi.

Mbrapa nuk mbetet as Shqipëria që ditën e djeshme shënoi dhe viktimën e parë teksa zjarret janë nga Shkodra deri në Karaburun.

Sipas Qendrës Koordinuese të Reagimit Emergjent, Shqipëria ka pësuar 120 zjarre në javët e fundit dhe situata më kritike është në Vlorë.

Po ashtu përmendet fakti se Shqipëria po ndihmohet me helikopterë nga Holanda e Çekia, kurse Maqedonia e Veriut me zjarrfikësa nga Sllovenia.

Eunews.al

Comments are closed.