×
Friday, April 12, 2024

Vaksinimi anti COVID-19/ Rama: Kemi dakordësuar në parim tekstin e marrëveshjes me Pfizer

December 30, 2020


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar”.

“I papranueshëm moralisht, politikisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit”. “Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza”, tha Rama.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments