×
Saturday, October 1, 2022

Vaksina e katërt kërkon autorizimin për t’u përdorur në Europë

February 16, 2021

Komisioni Europian njofton në faqen e tij në Twitter se një tjetër prodhuese vaksinash ka aplikuar pranë Agjencisë Europiane të Barnave për të marrë autorizimin për përdorimin e vaksinës saj në vendet e Europës.

Bëhet fjalë për prodhuesit e Janssen/Johnson & Johnson të cilët kërkojnë që vaksina e tyre të përdoret kundër koronavirusit në Kontinentin e Vjetër.

Sipas procedurave të ndjekura dhe me vaksinat e fundit, Agjenci Europiane e Barnave duhet të kryejë një vlerësim të pavarur dhe shkencor për të parë efektivitetin dhe sigurinë e vaksinës për të autorizuar më pas përdorimin e saj në BE.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments