Ushtria gati për valën e dytë të COVID-19, shefi Shtabit të FA: Po ndjekim udhëzimet e NATO-s
Gjatë izolimit për shkak të pandemie, ushtria doli në rrugë dhe u përfshi në aksionet përzbatimin e masave anti-covid, por sipas Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku, misioni ende nuk ka përfunduar.
Ushtria shqiptare është e përgatitur edhe për një valë të dytë sa i takon COVID-19. Kjo u bë e ditur nga kreu i Forcave të Armatosura, Gjenerali Bardhyl Kollçaku gjatë raportimit ne Komisionin e Sigurisë Kombëtare.
“Forcat e Armatosura janë në kontakt të ngushtë me Task-Forcën e NATO-s dhe sipas udhëzimeve të tyre po planizojnë masat që duhet të ndërmarrin për një valë të dytë të mundshme të COVID-19 në vjeshtë të këtij viti”, tha ai .
Kollçaku tha se janë marrë masa dhe janë vendosur protokolle për mbrojtjen e forcave nga infektimi ndërkohë që po rishikohen kapacitetet shëndetësore por edhe ato të rezervave materiale, ndërsa siguroi deputetët se pandemia nuk ka ndikuar në projektin për shndërrimin e bazës ajrore të Kuçovës në një bazë të NATO-s.
“Shumë shpejt do të kemi lajme të mira edhe për atë që e presim të gjithë për të filluar punimet. Nga situata e COVID-19 nuk ka pengesa dhe zvarritje nga ana jonë jo e jo, por as nga ana e Aleancës”, shtoi Kollçaku.
Pavarësisht pandemisë Shqipëria vijon me detyrimet karshi NATO-s ku se fundmi dy grupe të Forcave Speciale u dërguan në Afganistan ku do shërbejnë në Aeroportin e Kabulit.
Eunews.al