×
Thursday, December 7, 2023

“Urime”, ambasadorja Yuri Kim përshëndet shqip zgjedhjen e Shqipërisë në OKB

June 11, 2021


Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë në OKB.

Përmes një statusi në Twitter, ambasadorja Kim thekson se historia u shkruajt, duke shtuar se SHBA pret që të punojë me Shqipërinë dhe më ngushtë në rajon dhe mbarë botën.

“Historia u shkruajt: urime Shqipërisë për zgjedhjen për herë të parë në histori në Këshillin e Sigurisë së OKB. SHBA-të mirëpresin të punojnë me Shqipërinë edhe më ngushtë në rajon & mbarë botën. Urime!”, shkruan Kim.

Eunews.al



Comments are closed.