×
Tuesday, December 5, 2023

Urdhri Ekzekutiv i Biden/ Kim: Korrupsioni dëmton sigurinë kombëtare, të vendosur tek llogaridhënia!

June 9, 2021


Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim shkruan se korrupsioni dëmton politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SHBA-së dhe partnerëve dhe aleatëve të saj.

Për këtë arsye, shkruan Kim, SHBA është e përkushtuar për të kërkuar llogaridhënie dhe të luftojnë pandëshkueshmërinë për ata që janë përfshirë në korrupsion.

Këtë deklaratë Yuri Kim e ka bërë teksa ka shpërndarë deklaratën e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken për Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit amerikan, Joe Biden që përfshin edhe Shqipërinë për bllokim pasurie për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e korruptuar që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Eunews.al



Comments are closed.